Kombëtarja e Anglisë e ka nisur me fitore aventurën në Kampionatin Evropian “Euro 2020”,
Të përzgjedhurit e Gareth Southgate kanë shënuar fitore ndaj Kroacisë në ndeshjen e parë të Grupit D.
Ndeshja e zhvilluar në “Wembley” të Londrës ka përfunduar me rezultatin 1-0.
Golin e vetëm dhe të fitores për “Tre Luanët” e shënoi Raheem Sterling.
Anglia tani ka tre pikë dhe prin në grup. Pjesë e këtij grupi janë edhe Skocia e Çekia. Këto dy kombëtare takohen nesër mes vete. /