Nisma Socialdemokrate është shprehur se do të votojë për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Por një anëtar i kësaj partie po del të jetë kudnër vendimit të partisë.
Shkodran Imeraj, kryetar i degës në Deçan dhe anëtar i Kryesisë qendrore të Nisma Socialdemokrate, në një letër publike ka thënë se edhe pse është kundër që Albin Kurti të jetë kryeministër, është kundër që partia e tij të e përkrahë mocionin për rrëzimin e Qeverisë se Republikës së Kosovës në këtë gjendje të jashtëzakonshme të shëndetësisë, kur jeta e qytetarëve të vendit është e rrezikuar në çdo moment.
Kjo është letra publike e Imerajt:
Personalisht kam qene, dhe jam kundër që Albin Kurti të jetë Kryeministër i Qeverisë se Republikës së Kosovës, dhe assesi në asnjë mënyre ai nuk është dashur që të jetë në krye të Qeverisë së vendit.
Dihet se Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje, kanë bëre një luftë speciale kundër Nisma Socialdemokrate dhe lidershipit të saj, që ajo të behët pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Pra ai dhe partia e tije kanë pasur qëndrim destruktiv kundrejt neve si Nisma. Kjo është e pafalshme.
Si anëtar i Kryesisë qendrore të Nisma Socialdemokrate, jam kundër që partia e jonë të e përkrah mocionin për rrëzimin e Qeverisë se Republikës së Kosovës në këtë gjendje të jashtëzakonshme të shëndetësisë, kur jeta e qytetarëve të vendit është e rrezikuar në çdo moment.
Personalisht jam kundër që Qeveria e Republikës së Kosovës të rrezohet në këto momente të një gjendje të jashtëzakonshme të shëndetësisë në vendin tonë. Qytetarët e Kosovës, në këto kohë të vështira që po përballën me sëmundjen infektive të Coronavirusit Covid-19, nuk është dashur të përballën edhe me një krize të panevojshme qeveritare.
Kosovës dhe qytetareve të saj, i duhet një unitet i përgjithshëm në skenën politike, pra në mes të kryetareve të partive që janë pjesë e Kuvendit, dhe drejtueseve të institucioneve të vendit, përfshirë këtu Kuvendin si organin me të lartë në vend, me pas Qeverinë dhe Presidentin e Republikës së Kosovës.
Kriza politikë në vend, e shkaktuar nga totalitarizmi në pushtet dhe për pushtet i Kryeministrit i cili i takon Lëvizjes Vetëvendosje, e thelluar nga epshi për pushtet i kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e degraduar nga Presidenti i vendit, është dashur që të zgjidhet nëpërmjet një marrëveshje të përgjithshme politike, e cila në një afat sa me të mirë për vendin, pas kalimit të Pandemisë së Coronavirusit Covid-19, do të mund të i jepte zgjidhje krizës politike në vend.
Nisma Socialdemokrate, në këto momente të gjendjes së jashtëzakonshme të shëndetësisë është dashur të e shprehet thelbin e saj politik, si parti unifikuese e pozitës dhe opozitës në vend.
Me e rëndësishme se gjithçka në këtë kohë, është jeta e qytetarëve të Kosovës.
Shkodran Imeraj, kryetar i degës në Deçan dhe anëtar i Kryesisë qendrore të Nisma Socialdemokrate