Carlo Ancelotti, ka treguar se Arda Guler është duke e vuajtur shumë presionin dhe në pjesën e parë nuk bëri një ndeshje të mirë.
Ku tha se goli i shënuar në fitoren e fundit të Realit do ta ndihmojë dhe ta largoj presionin.
“Arda e pati disi të vështirë të futej në ndeshje. Në pjesën e parë bëri një lëvizje fantastike dhe një gol të bukur. Punon shumë, vrapon shumë dhe goli i heq disi presionin. Ka pasur shumë të tillë, por është i ri dhe nuk duhet ta vuajë. Ky gol sigurisht që do t’i shërbejë për të bërë më të mirën”, tha Ancelotti.