Analistja Avdiu merr lëvdata në Serbi

Kritikatat e analistes Zana Avdiu drejtuar kapitenit të Zvicrës, shqiptarit Granit Xhaka kanë bërë bujë tanimë edhe në Serbi.

Në përkrahje të deklaratave të Avdiut doli edhe mediumi serb “Telegraf.rs” të cilët i kushtuan artikull të veçantë rreth kërcënimeve që mori ajo.

“Një gazetare në Kosovë kërcënohet me vdekje pasi dënoi sjelljen e turpshme të Xhakës në ndeshjen kundër Serbisë” – thuhet në titullin e artikullit, transmeton Demokracia.com.

Më tutje, mediumi serb shkroi se Avdiu ishte ndër gazetarët që dënoi “provokimet” e Granit Xhakës ndaj përfaqësuesve të Serbisë në Botëror.