Analisti, Gazmir Raci ka publikuar një informacion rreth zgjedhjeve serbe të 17 dhjetorit.
Bëhet fjalë për anëtarin e Komitetit për Komunitete në Komunën e Pejës i cili, sipas tij, është nominuar si kandidat për deputet në zgjedhjet serbe nga partia e Milosheviqit, SPS.
“Ky është Milosh Dimitrijeviq nga Gorazhdeci, i njohur edhe si kryetar i strukturave paralele në Pejë. Më 2020, kryetari Muhaxheri e ka subvencionuar me 2,500 euro për të “pjekur raki”, ka shkruar ai.