Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka thënë se Kosova duhet ta zgjasë periudhën e tranzicionit për vendimin e BQK-së për katër muaj, njëjtë sikur kishte ndodhur me kampanjën për liberalizimin e vizave.
Rohde ka thënë se Kosova ka treguar se di se si të komunikojë në mënyrën e duhur dhe se kjo është ajo çfarë duhet tani.
“Kolegu im nga Bashkim Evropian Tomas Szunyog e thotë qartë pse na duhet një periudhë mjaft e gjatë tranzicioni dhe informimi për rregulloren e BQK-së. Me fushatën e saj 4 mujore përpara liberalizimit të vizave, qeveria e Kosovës ka treguar se di të komunikojë siç duhet. Ne kemi nevojë për atë përsëri tani!”, ka shkruar ambasadori gjerman
My EU???????? colleague Tomas clearly states why we need a sufficiently long transition and information period for the CBK regulation. With its 4-month campaign before #Visalib, the ???????? government has shown that it knows how to communicate properly. We need that again now! https://t.co/CxaEEUqZcN
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) February 9, 2024