Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka uruar qytetarët e Kosovës për procesin e rregullt zgjedhor.
Kosnett ka shkruar në Twitter se Amerika qëndron me Kosovën dhe shpreson të punojë me qeverinë e re.
“Urime qytetarëve të Kosovës , të cilët kanë demonstruar përkushtim ndaj demokracisë dhe një vizion për të ardhmen. Amerika qëndron me Kosovën – dhe ne shpresojmë të punojmë me qeverinë e re, sapo të formohet, në qëllimet e përbashkëta të paqes, drejtësisë dhe prosperitetit” ka shkruar Kosnett.