Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i ka reaguar ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili e ka mohuar Masakrën e Reçakut duke thënë se është “trillim”.
Hovenier u shpreh se përpjekjet për të rishkruar dhe mohuar diçka si Masakra e Reçakut e cila është mirë e dokumentuar glorifikojnë krimet e luftës dhe çnderojnë kujtimet për të vdekurit dhe hapin plagët e të mbijetuarve.
“Ata që mohojnë mizoritë në Reçak kërkojnë të pengojnë përparimin drejt pajtimit rajonal, konsolidimit demokratik dhe integrimit evropian dhe euroatlantik”, ka shkruar Hovenier.