Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, pajtohet plotësisht me thirrjen e amerikanëve që Kosova ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe emisari special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kanë publikuar sot një opinion të përbashkët me thirrjet për t’u formuar menjëherë Asociacioni.
Rohde pajtohet me atë që kanë shkruar zyrtarët amerikanë dhe vlerëson se Kosova është vonuar me formimin e Asociacionit.
“Pajtohem plotësisht: Më 27 qershor, 2013, Kosova u zotua që ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ai është vonuar dhe do të çojë para bisedimet për normalizim”, ka shkruar Rohde.
Fully agree: On 27 June 2013 Kosovo committed to establish the ASM. It is overdue and will advance the normalization talks. https://t.co/gztK3f73EL
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) January 30, 2023