Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka bërë thirrje që jostabiliteti politik në Kosovë të përfundojë,
Ai përmes një postimi në Twitter u shpreh se një palë zgjedhje tjera nuk i duhen Kosovës tani.
“Mendimi im: jostabiliteti i zgjatur politik duhet të përfundojë – Kosova dhe populli i saj meritojnë stabilitet tash! Një palë zgjedhje tjera do të ishin gjëja e fundit për të cilën ka nevojë Kosova tash për tash”, ka shkruar Rohde.
My take: the prolonged political instability has to end – Kosovo and its people deserve stability now! Another election would be the last thing Kosovo needs right now https://t.co/pBnw5FCtct
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) March 16, 2021