Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier në Javën e Gruas tha se, Kosova udhëhiqet nga lider të cilët po bëjnë zgjedhjet e duhura për të mbrojtur popullin dhe interesat e Kosovës.
Tutje ai u shpreh se askush nuk duhet ta vë në pikëpyetje apo të ketë dyshim për përkushtimin e Amerikës ndaj Kosovës.
“Le të mos e vë askush në pikëpyetje apo të ketë dyshim për përkushtimin tonë ndaj Kosovës, e cila është një shtet sovran dhe i pavarur, me liderë të fortë që janë përgjegjës për qeverisjen e shtetit dhe të cilët po bëjnë zgjedhjet e duhura për të mbrojtur popullin dhe interesat e Kosovës”, tha ai./