Misioni diplomatik i Shteteve të Bashkuara në Kosovë po kërkon ta punësojë një doktor. Ambasada e SHBA-së, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ky vend i lirë do të plotësohet ditën e enjte, 3 shkurt 2022.
Në linkun e bashkangjitur nga ambasada amerikane në këtë postim, thuhet se ofrojnë mundësi të barabarta punësimi dhe trajtim të drejtë për të gjithë, pa marrë parasysh racën, ngjyrën, fenë, gjininë, origjinën kombëtare, moshën, aftësinë e kufizuar, përkatësinë politike, statusin martesor apo orientimin seksual.
Aplikacionet duhet të dorëzohen përmes faqes së internetit Monster.com të Aplikacionit Elektronik të Rekrutimit (ERA). Aplikimet në letër ose me postë elektronike nuk pranohen.
Përpara aplikimit, ambasada amerikane kërkon që t’i lexoni kërkesat për përshtatshmërinë dhe kualifikimin. Gjithashtu, duhet të lexoni për informacionet dhe dokumentet që lidhen me përvojën e punës, asimin dhe detajet tjera.