Ambasada e Kosovës në Itali ka një njoftim për kosovarët që udhëtojnë në këtë shtet

Ambasada e Kosovës në Itali ka njoftuar se Ministria e Shëndetësisë e Italisë parasheh letësim të masave për ata që udhëtojnë nga Kosova.

Vendimi vlen deri më 30 prill 2022 ndërkaq ata që udhëtojnë drejt Italisë janë të obliguar të plotësojnë formularin dixhital.

Me përfundimin e gjendjes emergjente në Itali dhe rikthimin e normalitetit në vend, Ministria e Shëndetësisë e Italisë në urdhëresën e saj të fundit (e datës 29.03.2022) parasheh lehtësimin edhe më tej të masave për të gjithë ata që udhëtojnë nga Kosova. Ky vendim vlen deri me 30 prill 2022. Me kusht që të mos shfaqen simptoma të Covid 19, të gjithë ata që udhëtojnë drejt Italisë, janë të obliguar të plotësojnë formularin dixhital PLF (passenger locator form) që gjendet në vijim https://app.euplf.eu/#/, i cili duhet të plotësohet në formë dixhitale apo të shtypur”, thuhet në njoftim.

Secili që hyn në Itali duhet të paraqesë njërën nga dokumentet e mëposhtme.

Për më tepër, secili që hyn në Itali duhet të paraqesë njërën nga dokumentet e mëposhtme:

certifikatën e vaksinimit për vaksinim të plotë e kryer në periudhën më pak se 9 muaj (Certifikatë Dixhitale Europiane apo Vërtetim Ekuivalent i lëshuar nga Autoritetet Kompetente Shëndetësore, e vërtetuar nga Agjencia Europiane e Barnave/EMA). Certifikatat mund të tregohen në format dixhital ose kopje të shtypur;

dëshmi se personi e ka marrë dozën e tretë përforcuese (Certifikatë Dixhitale Europiane apo Vërtetim Ekuivalent i lëshuar nga Autoritetet Kompetente Shëndetësore, e vërtetuar nga Agjencia Europiane e Barnave/EMA);

dëshmi se personi ka kaluar Covid 19 brenda 6 muajsh ((Certifikatë Dixhitale Europiane apo Vërtetim Ekuivalent i lëshuar nga Autoritetet Kompetente Shëndetësore);

dëshmi të testit RT-PCR negativ për Covid 19, i kryer 72 orë para hyrjes BC në Itali apo test antigjen rapid negativ i kryer 48 orë para se të hyni në Itali;

Në mungesë të paraqitjes së ndonjërës prej certifikatave të sipërpërmendura, do të aplikohet masa e vetë-izolimit prej 5 ditësh, në adresën e shënuar në passenger locator form, me detyrimin që pas përfundimit të vetë-izolimit të bëhet një test antigjen apo tampon molekular.

Fëmijët nën moshën 6 vjeçare janë të liruar nga masa e prezantimit të testit molekular/antigjen.

Vini re!

Bazuar në masat në fuqi, deri me 30 prill brenda territorit italian është i detyrueshëm paraqitja e green pass dhe mbajtja e maskës FFP2 në të gjitha ambientet e mbyllura dhe në të gjitha mjetet e transportit: autobus, tren, etj.