Ambasada e Kosovës në Gjermani ka një njoftim të rëndësishëm për ata që duan viza pune

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për personat që duan të shkojnë për të punuar në këtë shtet pas një marsit të këtij viti, kur do të hyj në fuqi ligji i ri “Mbi punësimin në gjermani të punonjësve të kualifikuar”.Përmes një njoftimi për media ambasada ka bërë thirrje të gjithë të interesuarve që të fillojnë procedurat për njohjen zyrtare të kualifikimeve profesionale në Gjermani, pasi kjo procedurë merr disa muaj kohë dhe pa njohjen zyrtare të diplomës, nuk mund të bëhet termini në Ambasadë.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin të Gjermanisë dhe Konsullatat e Përgjithshme të RKS në Munih, Stuttgart, Frankfurt, Düsseldorf dhe Hamburg- njofton të gjithë shtetasit nga Kosova që synojnë punësimin në Gjermani se edhe pas hyrjes në fuqi me datë 1 mars 2020, të ligjit të Ri “Mbi punësimin në Gjermani të punonjësve të kualifikuar”, procedura për rezervim takimesh dhe për marrjen e vizave do të bëhet vetëm pranë Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, në njoftim thuhet se ambasada e Kosovës në Gjermani nuk ka asnjë kompetencë për trajtimin e kërkesave të shtetasve nga Kosova për viza punësimi në Gjermani.

Njoftimi i plotë i ambasadës:

Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin të Gjermanisë dhe Konsullatat e Përgjithshme të RKS në Munih, Stuttgart, Frankfurt, Düsseldorf dhe Hamburg- njofton të gjithë shtetasit nga Kosova që synojnë punësimin në Gjermani se edhe pas hyrjes në fuqi me datë 1 mars 2020, të ligjit të Ri “Mbi punësimin në Gjermani të punonjësve të kualifikuar”, procedura për rezervim takimesh dhe për marrjen e vizave do të bëhet vetëm pranë Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në Prishtinë.

AMBASADA E KOSOVËS NË GJERMANI NUK KA ASNJË KOMPETENCË PËR TRAJTIMIN E KËRKESAVE TË SHTETASVE NGA KOSOVA PËR VIZA PUNËSIMI NË GJERMANI.

Në lidhje me efektet e ligjit të ri për punësim në Gjermani pas datës 1 mars 2020, jeni të lutur të vizitoni vazhdimisht faqen e ambasadës Gjermane në Prishtinë, e cila ka një rubrikë të posaçme në lidhje me ndryshimet ligjore për punësimin në Gjermani pas dates 1 mars 2020.

Më poshtë gjeni edhe linkun me informacionet e ambasadës Gjermane në Prishtinë: