Ambasada e Kosovës në Bernë ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për ata të cilët po qëndrojnë si vizitorë në Zvicër.
Ky është njoftimi i bërë në FB:
Të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të cilët po qëndrojnë si turistë/vizitorë në Zvicër, që për arsye të Covid-19 nuk kanë mundur të udhëtojnë për Kosovë dhe ju skadon afati i vizës, luten t’a njoftojnë Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë,në mënyrë që të bëhet evidentimi i të dhënave të tyre dhe të shihet mundësia e kthimit të organizuar në Kosovë.
Shtetasit kosovar me banim në kantonet të cilat i mbulon Ambasada Kosovës në Bernë, luten t’a kontaktojnë shërbimin konsullor te Ambasadës dhe ti dërgojnë kopjen e pasaportës, kopjen e vizës dhe një numër kontaktues në e-mail: [email protected]
Për informacione shtesë luteni t’na kontaktoni në numrin emergjent:
+41 77 479 11 86