Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar se e kanë reduktuar numrin e termineve për aplikime për viza.
Siç thuhet në njoftimin e Ambasadës, arsyeja për këtë është rritja e numrit të rasteve me COVID-19 dhe variantit Omicron.
Në njoftim thkeoshet se nuk përjashtohet mundësia që edhe terminet e rezervuara dhe të konfirmuara të anulohen apo shtyhen.
“Për shkak të rritjes së numrit të Covid-it dhe variantit Omikron, i cili po përhapet edhe në Kosovë, përkohësisht numri i termineve që vihen në dispozicion çdo ditë për aplikime për viza është dashur të reduktohet ndjeshëm. Nuk mund të përjashtohet mundesia që edhe terminet që janë rezervuar dhe konfirmuar tashmë mund të anulohen/shtyhen. Nëse e keni rezervuar një termin, ju lutemi kontrolloni rregullisht kutinë tuaj të postës elektronike”, thuhet në njoftimin e ambasadës.