Në garat e organizuara në lëndën e gjeografisë nga Republika e Shqipëris në bashkpunim me at të Holandës, morën pjesë 146 vende përfshi atë të Kosovës.
Këtu mori pjesë nxënësja, Altina Salihu, nga komuna e Skenderajit, e cila vijon mësimet në shkollën “Abedin Rexha” në Turiqec, dhe prfaqsoi Republikën e Kosovës.
Altina Salihu, është talentja kosovare që arriti majat e suksesit, duke mposhtur 145 shtete. Ajo bëri krenare Kosovën dhe Shqipërinë, por nuk ka mbetur me kaq, sukseset e Altinës nuk kanë të ndalur.
Altina vijoi mësimet ne SHFMU “ Abedin Rexha” Turiqec, në këtë shkollë ku kanë studiuar dhe mjaft emra të njohur me të cilët krenohet sot Kosova, shkruani rajoni.
Mësimdhënësit e Altinës shprehen jashtëzakonisht shumë krenarë për sukseset që ajo ka arritur, mësues si : Xhafer Ademi, Haki Gashi, Halim Abazi dhe i ndjeri Rrustem Ademi; qe krenohet Kosova me keta mësues Gjatë një interviste me shkrim Altina ka treguar se pasionin për gjeografi e ka që nga klasa e VI kur edhe zbuloi se kishte njohuri të mëdha për të.
Gjithashtu, mësimdhënësi i gjeografisë Xhafer Ademi tregon se me Altinën punon që prej klasës së VII -të, dhe e ka vërejtur talentin e saj me kuriozitetin dhe interesimin e saj, e madhe përgjigjet që jepte ishin shumë të sakta në krahasim me moshën që kishte. Mësimdhënësi thotë se është munduar ta përkrahë gjithmonë Altinën duke e marrë gjithmonë si shembull.