Të rinjtë e Kosovës po arrin të korrin suksese anembanë botës,shkruan Klina.info
Altina Salihu nga komuna e Skënderajit, e cila është nxënëse e klasës së dhjetë ka treguar sukses të jashtëzakonshëm në garat e lëndës së gjeografisë.
Altina, e cila shkollën fillore e kreu në Shfmu “Abedin Rexha” në Turiqec ka arritur t’i mposhtë 145 shtete, çka se arsimtarët e saj janë shprehur jashtëzakonisht krenar, arritje kjo jo vetëm për shkollën, por edhe për shtetin e Kosovës. Ndërsa ajo është vetëm 16 vjeçare.
Hapave të Altinës po shkon edhe Anduena Rexhepi e cila vijon mësimet po në të njëjtën shkollë e që është nxënëse e klasës së XII-të. Këto nxënëse janë e ardhmja e vendit tonë./Klina.info/