Portieri i ekipit të Dukagjinit, Altik Muhaxhiri, ka bërë disa mbrojtje të mira gjatë ndeshjes së fundit të ekipit të tij ndaj ish-kampiones, Drita.
Mirëpo, një pritje e penalltisë së Marko Simonovskit ka bërë atë që të jetë më i vlerësuari i javës nga të gjitha lojtarët tjerë të Superligës, pasi që ai ia ka siguruar Dukagjinit pikën në ndeshje ndaj Dritës në barazimin 0-0.
Me këtë, Altik Muhaxhiri ka fituar për herë të parë çmimin e lojtarit të javës, Ylli i javës në Superligë, ndërsa është bërë portieri i dytë që e fiton këtë çmim, pasi që edhe në xhiron e kaluar sefte çmimit ia bëri një portier, Andi Thaqi i Ulpianës.