“Alo, nuk jemi në Iran”, Labi e quan të tepruar sulmin ndaj Aurona Pelajt

Ish-deputeti dhe këngëtari, Labinot Tahiri e ka quajtur të tepruar postrët e vendosur në qytetin e Pejës të Aurona Pelajt, e përfshirë në rrahjen e të moshuarës në shtëpinë e pleqve “Orenda”.

Sipas tij, këto veprime të ndalen në vendin tonë.

“Pasha besën e Zotit e të Kombit, në mesin e shoqërisë sonë funksionon shitja e vajzave dhe e krimit të organizuar por bash me ataku kaq shumë sikurse këtë vajzë nuk guxon kush me i publiku ato raste.  Ju ndoshta do te me shani me këtë postim, por ta dini se ZOTIT DHE GJYKIMIT PREJ TIJ, nuk do ti ikim kurrë sepse është e dëmshme me ia publiku dikujt ftyren, e fytyrën time shembull të zezë me e mbulua vetëm se unë ndoshta e kam fuqinë.  Aloo, nuk jemi në Iran”, ka shkruar Labi në Facebook.

Postimi i plotë:

Me falni, kjo është e tepërt.

Nuk e di ku është qellimi i degradimit të shoqerisë sonë vetem se ka në mesin e shoqerisë sonë që dihet kush bën dhunë nëpêr institucione, nēpër shtëpitë tona në familje, nëpër shkolla abuzime dhe madje edhe shteti e di se kush shet droga e kush ben krime edhe ndoshta nuk i prek! Por kjo pamje është tepër e ulët.

Ju lus si qytetar i Kosovës asgje me shumë, që të stoponi se publikuari imazhet e kësaj vajze dhe të asaj nane pershkak se, është rast shumë i ndishem dhe ne në Kosovë nuk jemi shoqeri që nesër me e gjuajt me gurë këtë vajzē apo vajzë dike tjetër.

Po te ishte kjo vajzë: nana ime, motra apo vajza ime pa dyshim ss do ta mirrte denimin e merituar nga Ligjet e Kosovës, mirpo kjo qasje sa për klikime dhe largimin e vemendjes nga marrveshjet që do të behen tani KOSOVË -SERBI është tepër e ulet.

PASHA BESËN E ZOTIT E TË KOMBIT, në mesin e shoqerisë sonë funksionon shitja e vajzave dhe e krimit të organizuar por bash me ataku kaq shumë sikurse këtë vajzë nuk guxon kush me i publiku ato raste.

Ju ndoshta do te me shani me këtë postim, por ta dini se ZOTIT DHE GJYKIMIT PREJ TIJ, nuk do ti ikim kurrë sepse është e demshme me ia publiku dikujt ftyren, e ftyren time shembull të zezë me e mbulua vetem se unë ndoshta e kam fuqinë.

ALLLLOOOOOOOO NE NUK JEM NE IRANI!!!

 A je zgju ti ose unë për dhunimet e Serbisë ndaj nanave, vajzave e motrave tona?!

A jeni qu në këmbë për të pa gjeturit?

Bollniiii maaaa STOP me publikimin e kesaj vajze.

Po ashtu, shumë artistë, analistë e shumë kush, le ti kqyrin nanat e prinderit e tyre e mos të me dalin me lot krokodili.

Më vjen keq që ia shkatrruat imazhin KOSOVËS DHE SHQIPTARÊVE…! Ne jemi e zeza vetës.