Alma Lama për Gold AG: Po ta kishte dënuar gjykata kur e kam paditur, nuk do ta kishte përsëritur më

Alma Lama ka reaguar pas intervistimit të Gold AG nga policia, ditën e djeshme.

Reperi Arian Agushi, i njohur për publikun si Gold AG, të martën u intervistua nga policia lidhur me këngën “Shkronjat e arta”, shkruan lajmi.net.

Në këtë projekt, ai kishte përmendur Shkëlzen Gashin, lidhur me deklaratat e tij për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Andaj, Gold AG u intervistua ngase dyshohet se përmes asaj kënge ka bërë nxitje ndaj Gashit.

Vite më parë, Goldi përfundoi në gjykatë pikërisht për një projekt muzikor, e që ishte “Shqiptar 2”.

Reperi ishte paditur nga Alma Lama, pasi në një pjesë të këngës e kishte përmendur edhe atë. Më pas, gjykata mori vendim që “Shqiptar 2” të largohet nga kanali YouTube.

Pas rastit të djeshëm, Lama ka reaguar përmes një statusi në Facebook, ku thotë se Agushi duhej dënuar atëherë kur e kishte paditur ajo dhe më nuk do të përsëritej e njëjta ‘vepër penale’.

“Po ta kishte denuar gjykata kur e kam paditur une per nxitje urrejtje, me siguri ky nuk do ta kishte perseritur te njejten veper penale”, janë fjalët e Alma Lamës.