Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, mëngjesin e së martës ka vizituar disa markete në kryeqytet për t’i njoftuar lidhur me hyrjen në fuqi të Udhëzimit Administrativ për qeset plastike.
Ai tha se ndryshimi nuk mund të ndodhë përnjëherë, por që nga vizitat në teren është vërejtur se ka filluar zbatimi i Udhëzimit Administrativ.
Aliu ka potencuar se kanë vizituar edhe pesë prodhues vendës të qeseve ku sipas tij, kushtet për t’u zbatuar ky Udhëzim janë të mundshme.
“Dje bëmë një vizitë tek prodhuesit në pesë pika të ndryshme. Kemi qenë në Prishtinë, kemi qen në Drenas, Pejë, Gjilan dhe Gjakovë dhe kemi parë pesë prodhues të qeseve. Dy prej të cilëve janë më të vegjël të cilët nuk arrijnë me prodhuar atë mbi 50 micron, por e prodhojnë këtë qesen e hollë dhe atë nga 25 deri në 50. Dhe tre të tjerat i prodhojnë të gjitha. U siguruam një herë që prodhuesit munden dhe janë duke i prodhuar qeset si duhet. Tash mbete që t’i vizitojmë zinxhirët e marketeve të mëdha, pastaj marekte e vogla. Barra e këtij udhëzimi administrativ bie tekë markete”, tha ai.
Ministri me këtë rast ka shpjeguar edhe cilat qese janë me pagës dhe cila përdoren për pemë e perime dhe cilat për ti bartur produkte të tjera.
Aliu qëllimi i Ministrisë nuk është që të i’u shkaktoj dëme bizneseve, por që vendimi është i pakthyeshëm.
“Ky tranzicion nga situata në të cilin kemi qenë, nuk është i përnjëhershme, nuk mund të ndodh përnjëherë. Për shkak se e kuptojmë se të gjitha markete i kanë stoqet e veta. E shohë që akoma jo mirë ka filluar që të zbatohet. E jona është që fillimisht të bëjmë fushatë, sepse e kuptojmë që trazicioni ka ndikimet e veta dhe nuk duam që bizneset të dëmtohen. Por duhet ta kenë të qartë të gjithë, edhe prodhuesit edhe shitësit edhe qytetarët se ky është një tranzicion i pa kthim. E tërë javë do të jetë vizitë në teren”, tha ai.
Ministri tha se edhe inspektimet pas kësaj fushatë do të fillojnë, por që kur nuk dihet. Por sipas tij, e markete kanë filluar që të bëjnë porosi për këto qese, raporton EO.
“Pjesa e inspektimeve është e pa shmangshme. Nëse fillimisht do ti kemi inspektime vizitat tona të cilat janë të themi duke mirëkuptuar situatën e tranzicionit vjen një moment, e ai moment është shumë shpejt, unë mendoj që muaji dhjetor kryeinspektori i kësaj fushat jam vet. Se unë dal në markete dhe unë dal vete dhe blej në markete. Unë me radhë do të shkoj teke se cila dhe sa herë që mos të ketë zbatim unë vete ka me qenë inspektori që do të lajmëroj. Dhe kërkoj bashkëpunim nga të gjithë. Nuk mund të themi datë, mund të fillojmë shumë shpejt. Inkurajues ishte dje fakti për mua sepse në secilën prej pikave që vizituam aty prodhoheshin qeset, qese edhe me logo edhe pa logo. E kuptova që zinxhirët e marketeve kanë filluar që t’i bëjnë porosit sipas Udhëzimit Administrativ. E para është e mundshme që të prodhohen këto qese, tash duhet me pa se sa po zbatohet dhe tjetra është se cila do të jetë vigjilenca e qytetarëve”, tha ai.