Deputeti i VV’së Liburn Aliu e ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga Avdullah Hoti për menaxhimin e situatës me Covid-19.
“Ne kemi numër enorm të të vdekurve dhe të atyre mbase që kanë mbijetu që janë të traumatizuar nga mënyra se si janë trajtu. Shumë prej tyre kanë shpëtuar falë familjarëve të vetë që iu kanë nejt të kryt se s’ka mujt me funksionu sistemi shëndetësor”, tha Aliu.
Ai edhe një herë e ka lavdëruar punën e ish-ministrit Arben Vitia.
“Në atë kohë është vepruar me përgjegjshmëri, në kohën e juaj po veprohet me papërgjegjshmëri”, tha Aliu.
“Ju nuk po keni turp me dalë këtu e me folë me një farë gjakftohtësie gjoja se ne jemi politikanë dhe në politikë lejohet rrena”, tha Aliu.