Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu fillimisht është ankuar që projektin e rrugës Dollc-Gjakovë, e trashëguan me shumë probleme, por ka shtuar se tani është gati për t’u vënë në rrugën e duhur me intensifikimin e punimeve.
Ai ka shkruar në Facebook se punimet po vazhdojnë edhe sot, në mënyrë që sa më parë ta përfundojnë si projekt, për të qenë gati për të gjithë qytetarët.
Përndryshe, punimet në rrugën Dollc-Gjakovë, kanë nisur në vitin 2019 dhe nuk janë as afër për të përfunduar