Aliu inspekton punimet në rrugën Kijevë-Dollc

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka inspektuar punimet në rrugën Kijevë-Dollc.

Ai ka parë nga afër punimet që po zhvillohen në këtë segment.

“Jemi të lumtur që tashmë është vënë në rrugën e duhur me intensifikimin e punimeve, si edhe sanimin e çdo problemi eventual gjatë rrugës”, ka shkruar ndër të tjera Aliu.