Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së, Liburn Aliu, ka thënë se sot në mëngjes, u nda nga jeta daja i tij, Sylë Zhitia.
“Sot në mëngjes, u nda nga jeta daja im Sylë Zhitia. Njeri shumë i dashur për të gjithë, mikpritës e bujar. Na i theu zemrat por dhe na la kujtime të mira që na bëjnë krenar. Do të na mungojë shumë”, ka shkruar Aliu.
Lajmin për vdekjen e Sylë Zhitisë e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi në Facebook.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, është bërë me dije se Zhitia ka vdekur në orët e hershme të mëngjesit nga një atak kardiak ka ndërruar jetë Sylë Zhitia, në shtëpinë e tij në fshatin Llugë të Podujevës.