Bashkëluftëtari dhe vendasi i heroit Mujë Krasniqi nga fshati Çabiq, Ali Gashi përmes një postimi në FB ka njoftuar se do jetë kandidat për Kryetar të OVL-UÇK-së në Klinë!
Ky është njoftimi i tij:
Bashkëluftëtarë të nderuar, pres përkrahjen tuaj të madhe dhe me votën tuaj të ma besoni këtë detyrë, sepse besoj shumë se unë si bashkëluftëtari juaj do të jem një përfaqësues i mirë dhe i denjë për juve dhe për vlerat e luftës.
Kërkoj nga Kryesia e OVL-së në Klinë që zgjedhjet të mbahen sipas Rregullores së OVL-së dhe zgjedhjet të jenë korrekte.
Gjithashtu i bëj thirrje edhe Kryesisë Qendrore në Prishtinë që ta mbikëqyrin procesin zgjedhor në Klinë.
Me respekt,
Ali Gashi
Çabiq-Klinë