Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë do të nderoi individë dhe institucione nga fusha të ndryshme të jetës kulturore, ekonomike, sportive dhe shoqërore. Kështu njofton mediumi serb i afërt me Vuçiqin novosti.
Sipas këtij mediumi përveç personaliteteve vendase presidenti Vuçiq e ka dekoruar me Urdhrin e Flamurit Serb të shkallës së parë edhe ish- të dërguarin e ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi Richard Allen Grenell çmimi do t’i ndahet nesër një ceremoni shtetërore.
Richard Grenellit , i jepet ky çmim për shërbime të dalluara në zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit paqësor dhe marrëdhënieve miqësore ndërmjet Republikës së Serbisë dhe SHBA-së transmeton KosovaNews.
Ky është çmimi i parë në historinë e Serbisë që i ndahet një personaliteti amerikan nga një president serb.