Albulena Haxhiu dështon sërish të bëhet kryeparlamentare

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar sërish Albulena Haxhiun për kryeparlamentare, por që e njëjta për të katërtën herë ka dështuar të marrë votat.

Të pranishëm në sallë ishin 118 deputetë.

Për Haxhiun votuan vetëm 57 deputetë, kundër ishin 48 deputetë dhe tre deputetë abstenuan.

Seanca u ndërpre për të vazhduar pas 48 orësh.