Albion Rrahmani i është përgjigjur tifozëve të Sparta Pragës.
Në ndeshjen e mbrëmshe, tifozët ultras bën një skandal, duke vendosur harten e Kosovës me flamurin e Serbis/, ku shkruante ”Kosova është Serbi”, shkruan IndeksOnline.
Ky ishte një provokim edhe për futbollistët shqiptar, Albion Rrahmani, Ermal Krasniqi, Qazim Laci e Indrit Tuci, të cilët veshin fanellen e Spartës.
Por pari që ka reaguar ishte ”Lewandowski” i Kosovës.
Ai në prfolin e tij në Instagram ka reaguar duke publikuar banerin e tifozëve “dardanët” në duelin ndaj Qipros ku kishin vendosur hartën e Kosovës me flamurin shqiptar dhe me mbishkrimin: Endrra e gjithkujt, realiteti ynë!./IndeksOnline/