Një grumbull qytetarësh kanë realizuar një protestë të pazakontë.
Në sheshet e Prishtinës, ata kanë realizuar protestë në mbështetje të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, shkruan Gazeta Insajderi.
Në protestë janë dëgjuar thirrje “Albin, ti ku je, krejt Kosovën këtu e ke”.
Po ashtu, përgjatë protestës është parë edhe një pankartë që shënjon presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin dhe Kurtin si pasardhës të komandantit legjendar, Adem Jasharit.
“Legjendar keta janë pasardhsit e tu që qojn amanetin tënd në vend!”, thuhet në pankartë.
Protestë përkrahëse 2. pic.twitter.com/LTA3IrM6ye
— Xhemajl Rexha (@xhemajl_rexha) August 13, 2023