Albin Kurti zbulon për herë të parë pse nuk ka shkuar të vizitojë ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Për herë të parë kryeministri Kurti foli për Gjykatën Speciale, duke dhënë edhe arsyet se pse nuk shkoi t`i vizitojë udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Unë e kam menduar vizitën në Hagë edhe kam qenë i interesuar të shkoj, por faktori kryesor që më ka ndalur të shkoj është fakti që duhej plotësuar shumë dokumente formularë, ku t’i nënshkruan në Gjykatën Speciale”, tha Kurti në RTK.

Kurse sa i takon sulmit në Varagë të Zubin Potokut, në kanalin Ibër-Lepenc, ai tha se po i duket se gjithçka çon në atë që “partnerët tanë ndërkombëtar nuk po duan ta fajësojnë Serbinë, e neve për sherr në ato qaste nuk patëm një dronë përmbi kanal”.