Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka arritur në Pallatin e Brigadave në Tiranë ku është duke e zhvilluar vizitën e parë zyrtare në Shqipëri.
Ai është pritur me një ceremoni shtetërorë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Kurti fillimisht do të takohet me Ramën pastaj të dy kryeministrat pritet të dalin në një konferencë të përbashkët për media.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit me Ramën pritet të takohet edhe me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta./