Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kujtuar Luan Haradinajn, në 27-vjetorin e rënies së tij heroike.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti shkruan se 27 vjet më parë, gjaku i Haradinajt, i skuqi gurët e kufirit që ai i kishte ëndërr t’i shembte mes barrierash që duheshin eliminuar në rrugën e vështirë për bashkimin e shqiptarëve.
Tutje, shefi i qeverisë thotë se me përkushtim e trimëri, Luani i Gllogjanit ishte kthyer në luan të UÇK-së.