Kryetari Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar pas sulmit të mbrëmshëm në Vjenë të Austrisë, ku u vranë disa persona e u plagosën dhjetëra të tjerë.
Ish-kryeministri Kurti ka thënë se kryeqyteti austriak përjetoi akt terrori famëkeq, pas sulmeve të tilla në Dresden të Gjermanisë dhe Paris të Francës.
“Pas sulmeve në Dresden të Gjermanisë ku u vra një e një tjetër u lëndua rëndë dhe në Paris e Nicë të Francës ku u vranë njëherë një e pastaj tre, edhe Vjena përjetoi një akt terrori famëkeq. Sulme të tilla rëndojnë mbi familjet e viktimave dhe popujve të tyre, por fuqizojnë bindjen dhe idealin njerëzor anekënd globit për t’i dënuar ato dhe për të rezistuar ndaj çdo përpjekje për të mbjellë frikë në jetët tona”, ka shkruar Kurti në rrjetin social Facebook.
Kreu i VV-së ka thënë se të bashkuar e në solidaritet qëndrojnë pranë më të dashurve të viktimave dhe të të lënduarve, si dhe mbarë popullit të Austrisë