Në kuadër të vizitave që po zhvillojmë në Komunën tonë të Klinës, kandidati ynë për Kryetar të Komunës Prof. Dr. Dr. Lulzim Dragidella vizitoi edhe Fabrikën e ujit.
Në këtë vizitë ai ka potencuar: “Klina është ndër qytetet me mungesën më të madhe të ujit. Kurse, uji është i pazëvendësueshëm për jetesë, prandaj për neve do të jetë prioritet në qeverisjen tonë të ardhshme. Furnizimin me ujë në tërë Klinën dhe të të gjitha fshatrat e saj, e kemi edhe garancë nga niveli qendror dhe personalisht nga kryeministri Albin Kurti. Ju siguroj që ditë të mira po vijnë për Klinën”.
Klina meriton më shumë 🏭💧💙