Albin Kurti e “dëmton” Fatmir Limajn, e merr në VV zyrtaren e Nismës

Dje, në mbledhjen e Këshillit të përgjitshëm, kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti ka prezantuar një ardhje të re në parti

Bëhet fjalë për asambleisten e Ferizajt, ekonomisten Arbenita Berisha.

“Arbenita ka qenë një prej këshilltarëve komunalë më të votuar në këtë komunë në zgjedhjet e fundit lokale.
Arbenitës i urojmë mirëseardhje dhe i urojmë suksese në angazhimin e saj politik në subjektin tonë dhe përpjekjeve tona të përbashkëta për një Kosovë të zhvilluar, me drejtësi, siguri e sovranitet” thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.