Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kandidati për kryeministër në zgjedhjet parlamentare të 14 Shkurtit, Albin Kurti nesër do të jetë në Klinë.
Bashkë me të do të jetë edhe u.d e Presidentes, Vjosa Osmani, numri dy në listën e VV-së.
Të dy do të prezantojnë programin dhe vizionin e tyre, teksa ngjarja do të nis në orën 12:30 në sheshin “Mujë Krasniqi”.
Ky është njoftimi i VV-së, dega në Klinë:
Nesër, më 10.02.2021 Sheshi “Mujë Krasniqi”, në Klinë Ora? 12:30 Kush tjetër përveç kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani!!! #KREJTdheDREJT127