Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, së bashku me nënkryetarin Besnik Bislimi, kanë zhvilluar një bashkëbisedim virtual me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett.
Në njoftimin për LVV-së bëhet e ditur se Kurti e Kosnett kanë diskutuar për situatën politike në vend si dhe pandeminë.
“Gjatë këtij takimi diskutuam rreth shumë temave, me fokus në situatën aktuale politike në Kosovë dhe marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve tona, si dhe gjendjen e rëndë me pandeminë dhe Gjykatën Speciale”, thuhet në njoftim.
Tutje LVV thekson se të dyja palët u pajtuan që të vazhdojnë komunikimin.
Sot Kosnett ka zhvilluar takim edhe me kryetarin në detyrë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike.