Alban Rraci takohet me bashkëfshatarët e tij në Siqevë, merr mbështetje të madhe për zgjedhjet e 9 shkurtit

Kandidati i LDK-së për deputet, Alban Rraci sonte pati takim me bashkëfshatarët e tij në Siqevë.

Në vendlindjen e tij, Rraci mori energji dhe mbështetje të madhe për fitoren e 9 shkurtit.

Statusi i tij i plot në Facebook:

Sonte në Siqevë, në mesin e bashkëfshatarëve të mi, nuk isha për të premtuar shumë.
Në Siqevë, vendlindjen time, si çdo herë, edhe sonte isha për të marrë energji, për të marrë krah e zemër për fitoren e 9 shkurtit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Siç e do tradita në Siqevë, ndejat nuk i bëjmë pa kushërinjtë e Dobërdolit. Andaj sonte me ne ishte edhe kushëriri ynë nga Dobërdoli, Tush Berisha, për të na përshëndetur në emër të PSHDK-së.