Mbrëmë, në Malishevë dhe Ratkoc të Rahovecit, dy vende të njohura për traditën, kulturën dhe atdhetarizmin e tyre, u dëshmua një përkrahje e jashtëzakonshme për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kandidatin për kryeministër, z. Lumir Abdixhiku.
Entuziazmi dhe pjesëmarrja masive nga qytetarët në këto takime tregojnë një valë të madhe mbështetjeje për vizionin dhe programin e LDK-së. Kandidati për deputet, Alban Rraci, theksoi se ky mobilizim është një sinjal i qartë se fitorja e LDK-së është e pashmangshme.
“#LDK124 ✅ #LumirAbdixhiku1 ✅ #AlbanRraci 38 ✅” janë mesazhet që po udhëheqin këtë fushatë energjike dhe plot shpresë për ndryshim.