Alban Rraci, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet, është pritur me entuziazëm të jashtëzakonshëm nga qytetarët e Pejës. Në një tubim mbresëlënës, banorët e kësaj zone dhanë mesazhin e qartë: janë të gatshëm për ndryshimin e madh dhe rikthimin e LDK-së si forcë udhëheqëse në Kosovë.
“Me zemër të madhe dhe shpirt fitues, Peja tregoi se është gati për rikthimin e vlerave dhe vizionit të LDK-së. Fitorja po vjen!” u shpreh Rraci, duke falënderuar qytetarët për përkrahjen e fuqishme dhe përkushtimin ndaj partisë së tij.
Tubimi shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në fushatën drejt zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, ku LDK synon të rikthehet si forca kryesore në skenën politike të vendit.
#LDK124 ✌️
#LumirAbdixhiku – 1 ✅
#AlbanRraci – 38 ✅