Kryetari i degës së LDK-së në Klinë dhe kandidati për deputet, Alban Rraci, ka vizituar familjen Krasniqi për të shprehur ngushëllimet e tij pas vdekjes së nënës së Mujë dhe Ali Krasniqit, heronj të UÇK-së.
Në një moment të rëndë për familjen dhe mbarë komunitetin, Rraci vlerësoi sakrificën e jashtëzakonshme të familjes Krasniqi për lirinë e Kosovës dhe u solidarizua me dhimbjen e tyre.
E ndjera, e cila jetoi me krenarinë dhe dhimbjen e dy bijve dëshmorë, do të kujtohet gjithnjë si një simbol i fuqishëm i qëndresës dhe dashurisë për atdheun, shkruan Klina.info.