Alban Rraci: LDK, 35 Vjet Histori, vlerë dhe angazhim për Kosovën

Lidhja Demokratike e Kosovës shënon sot 35 vjet nga themelimi i saj – një moment historik që shënon fillimin e një epoke të re për Kosovën dhe popullin e saj.

“Sot festojmë jo thjesht një përvjetor, por një trashëgimi të jashtëzakonshme të sakrificës, vizionit dhe guximit. Lidhja Demokratike e Kosovës ka qenë shtylla e lëvizjes për liri dhe demokraci, dhe për mua është një nder të jem pjesë e këtij rrugëtimi historik,” ka thënë Alban Rraci, kandidat për deputet nga radhët e LDK-së.

Në 35-vjetorin e themelimit të saj, LDK-ja shënon një moment reflektimi dhe krenarie për gjithçka që ka arritur në shërbim të Kosovës dhe qytetarëve të saj, transmeton Klina.info.

“LDK-ja ka qenë dhe mbetet simboli i shpresës për të gjithë ata që besojnë te një e ardhme më e mirë për Kosovën. Është partia që themeloi themelet e shtetit dhe i dha dinjitet luftës për liri,” ka shtuar Rraci.

“Presidenti Rugova mbetet burimi kryesor i frymëzimit për të gjithë ne. Ai na mësoi se politika është mbi të gjitha një akt përgjegjësie dhe dashurie për kombin,” theksoi tutje Rraci.

Për Rracin, ky përvjetor është një thirrje për veprim.

“Ky 35-vjetor është një moment për të përforcuar angazhimin tonë për një Kosovë të fortë, të drejtë dhe me mundësi për të gjithë qytetarët e saj.”

Në përfundim, Rraci ka bërë thirrje për bashkim dhe angazhim të përbashkët.

Statusi i tij i plotë: 

Sot, Lidhja Demokratike e Kosovës shënon 35-vjetorin e themelimit të saj, një moment historik që përfaqëson lindjen e shpresës dhe vizionit për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe demokratike. Kjo datë simbolizon rrugëtimin e gjatë dhe të përkushtuar të LDK-së për të ndërtuar themelet e një shteti të fortë dhe të qëndrueshëm.

Nën udhëheqjen e Presidentit historik Ibrahim Rugova, LDK-ja u bë shtylla kryesore e lëvizjes për liri dhe demokraci, duke udhëhequr popullin e Kosovës në momentet më të vështira dhe duke kontribuar në realizimin e aspiratës sonë për pavarësi. Ishte vizioni dhe përkushtimi i tij që frymëzoi gjenerata të tëra drejt shtetformimit dhe dinjitetit kombëtar.

Sot, nën drejtimin e kryetarit Lumir Abdixhiku, Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon të mbetet një forcë politike e rëndësishme, e përkushtuar për të çuar përpara parimet e demokracisë, bashkimit dhe zhvillimit. Ky përvjetor na kujton jo vetëm sakrificat dhe arritjet e së kaluarës, por edhe përgjegjësinë që kemi për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën dhe qytetarët e saj.

Në këtë ditë të veçantë, nderojmë të gjithë ata që kontribuan në këtë rrugëtim historik dhe riafirmojmë angazhimin tonë për të mbajtur gjallë trashëgiminë e themeluesve tanë.

Urime 35-vjetori i Lidhjes Demokratike të Kosovës!