Alban Rraci, kandidat i LDK për deputet: “Asgjë më pak se fitore!”
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Alban Rraci, ka konfirmuar përkushtimin e tij në fazën finale të fushatës zgjedhore.
Në një postim, Rraci bëri të ditur se ka përmbyllur organizimin për fazën e fundit së bashku me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe kryetarët e degëve të partisë.
Ai gjithashtu ka ftuar qytetarët të bashkohen në tubimin e madh të fitores, që do të mbahet të shtunën, më 8 shkurt, në ora 18:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
“Ky është momenti i bashkimit, vendosmërisë dhe fitores së madhe! Asgjë më pak se fitore!”, ka theksuar Rraci.
Me afrimin e zgjedhjeve, LDK po intensifikon aktivitetet për të siguruar mbështetje sa më të madhe nga qytetarët.