Sonte LDK ka bërë hapjen e fushatës zgjedhore në Klinë.
Alban Rraci, kandidati i LDK-së për deputet, e ka theksuar rëndësinë e mbështetjes dhe përkushtimit të qytetarëve për ndryshim.
“Klina ka dëshmuar edhe një herë pse është simbol i traditës dhe bashkimit. Ky qytet ka energjinë dhe vendosmërinë për të udhëhequr në rrugën drejt një të ardhmeje më të mirë, jo vetëm për Klinën, por për të gjithë Kosovën,” tha Rraci, duke shprehur krenarinë që buron nga të qenit pjesë e këtij komuniteti të mrekullueshëm.
Ai shtoi se, së bashku, mund të sjellin ndryshimin që e meritojmë.
Rraci është i bindur se 9 shkurti do të shënojë një moment historik, jo vetëm për LDK-në, por për gjithë ata që besojnë në një Kosovë të drejtë, të fortë dhe të bashkuar.
“Klina po flet, dhe unë jam krenar që jam zëri juaj,” përfundoi Rraci, duke ftuar qytetarët të mbështesin platformën e LDK-së për një të ardhme më të mirë.