Alban Rraci, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet, theksoi se mbështetja e madhe që po merr partia e tij është dëshmi e qartë se LDK mbetet forca kryesore e ndryshimit dhe shpresa e qytetarëve të Kosovës.
“Nga Gurrakoci i Fadil Feratit dhe Shaban Manajt, simbol i fitoreve të mëdha, deri te Mitrovica e minatorëve, simbol i përpjekjes për bashkim, sonte u dëshmua se LDK-ja është fuqia e vetme e ndryshimit dhe shpresa e qytetarëve,” tha Rraci gjatë një tubimi me qytetarë.
Nën udhëheqjen e kryetarit Lumir Abdixhiku dhe me një vizion të qartë rugovist, Rraci shprehu besimin se LDK-ja është në prag të një fitoreje historike më 9 shkurt.
Ai e përshkroi LDK-në si “zërin e qytetarëve, shtyllën e Republikës dhe garancinë për një të ardhme të ndritur”, duke ftuar të gjithë qytetarët që t’i bashkohen në këtë rrugëtim për ndryshim.
Fushata e LDK-së po zhvillohet me motot #LDK124, #LumirAbdixhiku1, dhe #AlbanRraci38, që simbolizojnë përkushtimin për një Kosovë më të mirë dhe më të bashkuar.