Alban Rraci, kandidat i LDK për deputet, fton qytetarët në tubimin elektoral

Alban Rraci, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet, ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në tubimin elektoral të partisë së tij, i cili do të mbahet nesër, më 02 shkurt (e diel), në orën 20:00, në Sferkë.

Në këtë tubim, do të jetë i pranishëm edhe kandidati për Kryeministër, z. Lumir Abdixhiku, i cili do të flasë për programin e LDK dhe vizionin e partisë për zhvillimin e Kosovës.

Rraci ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në këtë ngjarje, duke ftuar ata që të bëhen pjesë e ndryshimit dhe të kontribuojnë në të ardhmen e vendit.