Edhe kryetari i Degës së LDK – së në Klinë Alban Rraci i ka shprehur ngushëllime famiëkes Shlivova nga Jashanica për humbjen e dy djemve të tyre në rastin tragjik që ndodhi sonte.
“Ngjarja sonte në Klinë, ku mbetën të vdekur dy djem të rinj, Albison dhe Rexhep Shlivova nga Jashanica, na ka tronditur thellë të gjithëve!
I shprehim ngushëllimet me të thella familjes Shlivova dhe gjithë qytetarëve të Komunës tonë.
Dhashtë Zoti që rastet e tilla të mos ndodhin kurrë me në shoqërinë tonë!”, shkruan Rraci në postimin në FB.