Alban Rraci: Fushë Kosova mbetet bastion i pathyeshëm i LDK-së

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Alban Rraci, ka shprehur entuziazmin e tij pas një tubimi në Fushë Kosovë, duke e cilësuar këtë komunë si bastion të pathyeshëm të partisë së tij.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rraci ka theksuar se fitorja e LDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit po konfirmohet çdo ditë e më shumë.

“Fushë Kosova sonte dëshmoi se është dhe do të mbetet bastion i pathyeshëm i LDK-së! Fitorja jonë më 9 shkurt po konfirmohet çdo ditë e më shumë!”, ka shkruar ai.

Në përmbyllje të postimit, Rraci ka përmendur numrat e fushatës së tij dhe të partisë:

LDK 124 ✌️
Lumir Abdixhiku – 1 ✅️
Alban Rraci – 38 ✅️